Zyrtare: Robben nënshkruan kontratë njëvjeçare me këtë klub evropian

Futboll

Zyrtare: Robben nënshkruan kontratë njëvjeçare me këtë klub evropian

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:12
Arjen Robben

Robben do të vazhdojë ta veshë fanellën e Bayernit edhe sezonin 2018/19.
Bayern Munich ka bërë të ditur se Arjen Robben dhe Rafinha, të cilët ishin në vitin e fundit të kontratës, do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit edhe sezonin e ardhshëm.

Ata kanë nënshkruar kontratë njëvjeçare, ashtu si Franck Ribery ditë më parë.

34 vjeçari, Robben, është pjesë e Bayernit që nga viti 2009, me të cilën skuadër ka fituar tituj të shumtë duke bërë 289 paraqitje, teksa ka realizuar 138 gola.

Kurse mbrojtësi Brazilian, 32 vjeçari Rafinha, u transferua në Bayern në vitin 2011 nga Genoa, duke bërë 238 paraqitje deri më sot me klubin gjerman, derisa ka shënuar edhe 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat