Rooney firmos me ish-klubin e Salihit

Futboll

Rooney firmos me ish-klubin e Salihit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:54
Wayne Rooney

Pas një jete të gjatë në Angli, Wayne Rooney vendos që ta mbyllë karrierën në SHBA. Djaloshi nga Liverpooli, pasi u rikthye te klubi i tij i fëmijërisë, Evertoni, ka vendosur që në fund të sezonit të ndryshojë klubin, pas një sezoni me më shumë pika të ulëta sesa të larta.

Destinacioni i radhës së sulmuesit më të mirë në historinë e Manchester Utd dhe kombëtares angleze është DC United, ish-klubi i Hamdi Salihit në MLS. Akordi është arritur në parim për 12 milionë funtea dhe 32-vjeçari do të firmosë një kontratë deri në vitin 2020. Transferimi në klubin e Erik Tohirit do të konfirmohet në 10 korrik, kur të hapet afati kalimtar në mes të sezonit në MLS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat