Juve e kërkon portierin e Genoas

Futboll

Juve e kërkon portierin e Genoas

Më: 11 maj 2018 Në ora: 13:22
Mattia Perin

“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një portieri të ri. Gianluigi Buffon me shumë gjasë do të pensionohet nga futbolli në përfundim të stinorit. Kësisoj, Juventusi tani po kërkon të gjejë një pasues të portierit legjendar.

Emri më i përfolur është ai i Mattia Perin të Genoas, por oferta prej 12 milionë eurosh e Juves, cilësohet shumë e vogël nga klubi gjenovez, i cili kërkon të paktën 20 milionë.

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi tregon për interesimin e bardhezinjve për Perin, por sipas tij edhe Napoli është në garë për portierin.

“Në takimin e fundit që kam pasur me Marottan, më ka thënë se do të ulemi dhe të bisedojmë për Mattian”, ka deklaruar Preziosi.

“Tani jam duke e pritur një telefonatë nga ai dhe ofertën të cilën do të na e bëjnë”.

“Edhe De Laurentiis më ka pyetur për Perin, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat