Allegri. Kam ende kontratë me Juventusin

Futboll

Allegri. Kam ende kontratë me Juventusin

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:12
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka gëzuar tifozët e skuadrës së tij së dëshiron të qëndrojë tek gjiganti italian edhe sezonin tjetër.

Tekniku italian të mërkurën mbrëma fitojë trofeun e Kupës së Italisë, duke mundur në finale Milanin (4-0), por torinezët janë shumë afër titullit.

Allegri ka thënë se dëshiron ta respektojë kontratën që ka me “Zonjën e Vjetër”.

“Ne duhet ta fitojmë titullin dhe të luftojmë për tituj tjetër”, tha Allegri.

“Unë kam ende kontratë me Juventusin dhe unë shpresoj se e ardhmja ime është këtu”, theksoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat