Maji, muaji ‘i nxehtë’ i merkatos së Interit

Futboll

Maji, muaji ‘i nxehtë’ i merkatos së Interit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 06:17
Klubi zikaltër vijon punën për përforcimin e skuadrës, teksa mediat italiane bëjnë me dije se brenda muajit Maj pritet zyrtarizimi i dy futbollistëve të tjerë.

Maji, muaji ‘i nxehtë’ i merkatos së Interit

Gjatë ditës së djeshme, Interi zyrtarizoi mbrojtësin holandez Stefan De Vrij, si blerjen më të re për sezonin e ardhshëm, duke depozituar në Ligë kontratën 5-vjeçare me të.

Klubi zikaltër vijon punën për përforcimin e skuadrës, teksa mediat italiane bëjnë me dije se brenda muajit Maj pritet zyrtarizimi i dy futbollistëve të tjerë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Kwadwo Asamoah, dhe sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez, që pritet që deri në fund të muajit Maj, të jenë zyrtarisht lojtarë të rinj të Interit.

Ky muaj do të jetë vërtetë i ngjeshur për drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, që prioritet ka të përfundojë transferimin e Rafinhës dhe Joao Cancelos në Milano.

Sa i përket portugezit, në rast kualifikimi në Champions, blerja e tij kthehet në detyrim për zikaltrit, që duhet të paguajnë 10 milionë euro te Valencia, pasi 25 të tjera do të kompensohen me kartonin e Joefrey Kondogbiasë. Në rast se zikaltit nuk do të rikthehen në Ligën e Kampionëve, atëherë kanë të drejtë të vendosin nëse duan ta mbajnë anësorin portugez, apo jo.

Sa i përket fantazistit të barcelonës, që ka bërë për vete publikun zikaltër në këto muaj të parë në Milano, diskutimi është i ndryshëm. Paraprakisht klubet kanë rënë dakord për huazim me të drejtë blerjeje deri në fund të muajit Maj, kundrejt vlerës së 35 milionë eurove.

Dëshira e Ausilios, Spallettit dhe gjithë ambientit zikaltër është që të mbajnë të dy futbollistët, por pa rrezikuar bilancin që mbyllet në fund të muajit qershor.

Kështu drejtori sportiv i Interit po punon paralelisht në disa frone, ku në Spanjë po kërkon të bindë Barcelonën, që të shtyjë kryerjen e pagesës për në muajin korrik. Nga ana tjetër, Ausilio po punon edhe me klube si West Ham dhe Galatasaray, me synimin për të përfunduar shitjet e Joao Marios dhe Yuto Nagatomos, për të siguruar rreth 35 milionë euro nga të dy.

Synimi parësor i zikaltërve është që të përforcohen, por pa pasur nevojën të shesin ndonjë prej lojtarëve kryesorë, teksa për të arritur këtë, do të duhet një mrekulli e Ausilios në muajin Maj.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Qershori mund të sjellë surpriza të pakëndshme për tifozët zikaltër, pasi do të detyronte Interin të hiqte dorë nga njëri mes Icardit dhe Skriniarit, të vetmit që mund të ofrojnë shuma të konsiderueshme për arkat e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat