Carrick: Ronaldo? Jo, ky është lojtari më i madh me të cilin kam luajtur

Futboll

Carrick: Ronaldo? Jo, ky është lojtari më i madh me të cilin kam luajtur

Më: 10 maj 2018 Në ora: 19:50
Michael Carrick

Mesfushori i Manchester United, Michael Carrick, ka zbuluar se cili është futbollisti më i madh me të cilin ka luajtur gjatë karrierës së tij të lavdishme dhe të gjatë, e cila do të mbyllet këtë fundjavë.

Anglezi do të tërhiqet nga futbolli në ndeshjen ndaj Watford, ku Jose Mourinho i ka premtuar se do të jetë titullar, para se ti bashkohet portugezit në stafin teknik të “djajve”.

Carrick ka fituar Champions League dhe Premier Ligë me Manchester United dhe ka pasur shokë ekipi emra të tillë Cristiano Ronaldo, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney, por sipas tij dikush tjetër ishte më i aftë.

“Unë mendoj se kam qenë me fat që kam luajtur me Paul Scholes. Ai është lojtari më i madh që kam pasur shok ekip, për mendimin tim. Unë e kam parë çdo ditë në stërvitje, kam luajtur pak metra larg tij në ndeshjes dhe mendoj se është futbollisti më fantastik me të cilin kam qenë shok ekip,” – tha Carrick.

Më pas ai vazhdoi: “Nuk kam fjalë të tjera për ta përshkruar. Mjafton të them se ka qenë më i aftë edhe se “monstra” këtij sporti si Ronaldo, Wazza [Rooney], Rio [Ferdinand], Giggs dhe Gaz Neville.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat