Ja cili është shpërblimi për futbollistët e Juves për Kupën e Italisë…

Futboll

Ja cili është shpërblimi për futbollistët e Juves për Kupën e Italisë…

Më: 10 maj 2018 Në ora: 19:08
Juventus

Pas fitores në Kupën e Italisë, Paulo Dybala, ka aktivizuar “opsionin” LIVE në “Instagram” duke treguar festën e futbollistëve bardhezi në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Olimpico”.

Në atë moment futet në dhomë presidenti Andrea Agnelli dhe sulmuesi argjentinas nis të flasë me të.

“President, po flisja me shokët dhe më pyesin, se cili është shpërblimi për ekipin pas kësaj fitoreje,” – pyet “Joya”.

Përgjigja e Agnelli: “Nga një birrë për secilin prej jush, e merituat.”

Më pas, erdhën të qeshurat, fotografitë duke puthur trofeun dhe vazhdimi i festës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat