Djaloshi nga Kosova çmend Zvicrën, me dy gola dhe në krye të shënuesve

Futboll

Djaloshi nga Kosova çmend Zvicrën, me dy gola dhe në krye të shënuesve

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:03
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, nuk ka të ndalur në Kampionatin e Zvicrës. Ai realizoi dy gola për Baselin në fitoren e thellë me rezultat 5:1 kundër kampionit të ri, Young Boys nga Bernë, në derbin e madh të javës së 34-të. Futbollisti shqiptar dha maksimumin, u tregua i përsosur dhe me dy gola e tija tani është në krye të listës së shënuesve me 15 sosh apo ka një më shumë se Guillaume Hoararu i Young Boysit. Dy javë deri në fund, Ajetin e ndajnë nga epiteti i shënuesit më të mirë në Zvivër.

Në stadiumin “St. Jakob-Park” në Basel, Ajeti shkëlqeu, i cili nga rreth 12-13 meta shënoi gol të bukur në minutën 26-të. Ajeti nuk ndalet me kaq, në minutën e 79-të nga afërsia tund sërish portën e kampionit. Golat tjerë për Baselin i shënuan: Elyounoussi (2'), Zuffi (54') e Oberlin (87') dhe për Young Boys shënoi: Fassnacht (89'). Ajeti luajti titullar deri në minutën e 81-të, kurse Baseli tani është në vend të dytë me 68 pikë apo dhjetë me pak se Young Boys.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat