Vullnetarë apo me rroga punuan në FFK-në e vitit 1991-1999

Futboll

Vullnetarë apo me rroga punuan në FFK-në e vitit 1991-1999

Nga: Kemajl Goca Më: 10 maj 2018 Në ora: 17:50
Ilustrim

Debate

Në vitin 1991 gjithçka mori fund, jo vetëm klubet sportive, por shqiptarët e Kosovës në të gjitha sferat i thanë jo okupatorit të Serbisë.  Në vitin 1991 përkatësisht në muajin shtator startoi edhe Kampionati i parë i pavarur i futbollit të Republikës së Kosovës.  Kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte emëruar i respektuari Agim Bytyqi. Tani e një kohë ka debate të ndryshme, se cili kontribuoj më shumë e cili më pak. Jo vetëm futbolli, por në të gjitha sportet u formuan Federatat sportive të Republikës së Kosovës dhe secili sakrifikoi e rezistoi karshi okupatori serb.

Sporti në përgjithësi funksionoi fal sponsorëve e donatorëve vullnetmirë posaçërisht pa harruar edhe shumë veprimtarë të shquar që lëshuan tokat e tyre pjellore që të shndërrohen në fusha të futbollit! Kosova kalonte kohën më të vështirë, sulmohej nga të gjitha anët nga agresori serb. Shumë herë u rrahën sportistët, u burgosën, madje kishte edhe të vrarë dhe shumë ndeshje u ndërprenë nga milicia serbe. Në kushte të vështira ekzistoi sporti dhe nuk munguan sukseset edhe pse garat zhvilloheshin në fusha të improvizuara.

Tani disa herë diskutohet se njerëzit që punuan atëkohë në administratën e Federatës së Futbollit të Kosovës, në periudhën 1991 deri në vitin 1999, u paguan apo jo! Punuan në baza vullnetare apo morën ndonjë markë! Disa thonë se dikush është paguar, dikush ka punuar në baza vullnetare. Cila ishte rroga? Raportohet se kishte rrogë 150 marka, 200 apo 250 marka! Pse nuk hapet të gjitha çështjet tash e 19 vite pas luftës sepse do të ishte mirë të dihet se nëse dikush ka marrë rrogë në vlerën e markave, nga kush u pagua dhe sa u pagua dhe si funksionuan! Disa thonë për markat që kanë marrë ka qenë e vështirë të jetohet, pa llogaritur edhe rrezikun e madh nga okupatori serb! Askush nuk e dinte se si do të shkonte nesër në punë në FFK dhe si do të kthehej në mbrëmje ose a do t’i shpëtonte dajakut nga milicia serbe. Sponsorët dhe donatorët dikush më shumë e kush me pak ka dhënë nga xhepi i tyre.

Dikush e di saktë se sa janë paguar e kush është paguar nga administratorët e FFK-së së asaj kohe në vitin 1991 deri në vitin 1999, por edhe dikush ka punuar në baza vullnetare. Shumë herë është diskutuar se ka edhe prej trajnerëve dhe lojtarëve që kanë marrë marka shumë të majme, 800 marka në muaj e madje edhe më shumë ose ka pasur edhe kontrata me vlerë 10 mijë marka! Dikush e ka listën, por asnjëherë e nuk e bëri të ditur. Sigurisht të gjithë ata që punuan në FFK-në e asaj kohe, për markat që kanë marrë, as që do ia vlente barra qiranë, sa që kishin dashurinë për të mbajtur gjallë futbollin dhe sakrifikuar regjimin kriminal serb. E dyta, Sejdi Mërkoja, ka qenë sekretar i FFK-së në vitin 1991-94, ai e di më së miri këtë punë, por sigurisht edhe Skënder Selmani, ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës.

Jo vetëm këta, janë edhe shumë të tjerë, që kanë shumë të dhëna se si u paguan atëkohë. Prandaj, ka kohë që bëhet zhurmë kush ka dhënë më shumë mjete dhe kush u pagua dhe si organizuan mbase edhe për zhvillimin e ndeshjes në vitin 1993 në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë, mes kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. E mira e të mirës do të ishte që historia të shkruhet drejt, pa shtrembërime, të tregohet e vërteta dhe askush mos të lakmoj ose ta lakoj për dëshirat e tyre. Historia të mbetet e shkruar ashtu siç ishte dhe jo të lakohet për hir të atij qytetit apo për hir të asaj lagjeje ose për dashurinë e dikujt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat