Rashica flet për dallimin Holandë e Gjermani dhe me kë rri

Futboll

Rashica flet për dallimin Holandë e Gjermani dhe me kë rri

Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:27
Milot Rashica

Reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica, është pjesë e skuadrës së mirënjohur gjermane, Werderi nga Bremeni. Ai me 31 janar të këtij viti ishte bërë pjesë e skuadrës gjermane, që i kushtoi transferi 7.5 milionë euro nga Vitesse Arnhem e Holandës.

“Në fillim gjithçka ishte e re për mua, liga, skuadra, qyteti, gjuha. Ndihem shumë mirë në Bremen. Dallimi në tempo të lojës, por edhe në cilësi individuale të lojtarëve në Bundesligës, është i madh me Ligën e Holandës. Këtu më duhet të vrapoj vazhdimisht dhe nuk mund të bëjë ‘pauza’ gjatë lojës”, tha mes të tjera për Bild Rashica.

I pyetur nga Bild për jetën private, Rashica pohoi se “pas stërvitjeve me që dëshirë rri në shtëpi me të dashurën time, Belkiz Kerën, dhe shpesh vijnë njerëzit e familjes të më vizitojnë nga Kosova. Kam familje të madhe dhe kam edhe kushërinj edhe në Gjermani”, përgjigjet ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat