Inter mban rekordin në Serie A, por ja cilat janë skuadrat në Europë që mbush stadiumin…

Futboll

Inter mban rekordin në Serie A, por ja cilat janë skuadrat në Europë që mbush stadiumin…

Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:25
Stadiumi i Dortmund

Rritet numri i tifozëve në Serie A në krahasim me tre sezonet e fundit. Ka rreth nëntë milionë tifozë më shumë që kanë shkuar në stadiumet e Italisë, me një mesatare 24.517shikues për ndeshje. Inter është “mbretëresha” e ndjekur nga Milan, Napoli, Juventusdhe Roma. Serie A është në vendin e katërt në pesë kampionatet më të forta të Europës, pas Bundesliga, Premier League, La Liga. Ndërsa në vendin e pestë është Ligue 1.

Inter mban vendin e parë në Itali me mesatarisht 57.010 tifozë në 18 ndeshjet e luajtura deri tani në shtëpi, numër që pritet të jetë i tillë edhe në ndeshjen e fundit në “San Siro”, të shtunën në mbrëmje ndaj Sassuolo.

“San Siro”, me kapacitet 78 mijë shikues, mbetet stadiumi më i frekuentuar në Itali, pasi pas zikaltrëve renditet Milan me 52.453 tifozë mesatarisht në çdo ndeshje. Në vendin e tretë është Napoli me 42.160 shikues në çdo ndeshjes, ndërsa mbi 35 mijë, por më pak se 40 mijë janë Juventus dhe Roma.

Klubi europian me më shumë tifozë mesatarisht në çdo ndeshje është Borussia Dortmund me 79.496 shikues për ndeshje, pastaj vjen Bayern Munich me 75 mijë, Manchester United me 74.872 mijë, Barcelona me 70.707 mijë, Tottenham me 67.627, Real Madrid me 67.068 mijë, Schalke me 61.315 mijë dhe Arsenal me 59.323 mijë tifozë për ndeshje, 2000 më shumë se Inter.

Në renditjen e kampionateve kryeson Bundesliga me 44.668 mijë shikues mesatarisht në çdo ndeshje, ndërsa në vendin e dytë është Premier League me 38.037 mijë tifozë mesatarisht, rreth 10 mijë më shumë se La Liga, Serie A dhe Ligue 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat