Interi i cakton çmimin Joao Marios, ja sa duhet të paguajë West Hami për të

Futboll

Interi i cakton çmimin Joao Marios, ja sa duhet të paguajë West Hami për të

Më: 9 maj 2018 Në ora: 18:51
Joao Mario

Calciomercato raportojn se Interi i ka thënë West Ham-it se do të duhet të paguajnë 27 milionë funte nëse duan Joao Marion edhe më tej në skuadër.

Mesfushori portugez u bashkua me ekipin e David Moyes në janar dhe ka performuar mirë pasi ”Çekanët” kanë siguruar mbijetesën në Premier Ligë edhe për sezonin e ardhshëm.

25-vjeçari thuhet se është i gatshëm të bëjë marrëveshje të përhershme, por mbetet për t’u parë nëse West Hami do të paguajë shumën e kërkuar nga Interi.

Kujtojmë që Joao Mario është si futbollistë i huazuar tek skuadra angleze. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat