Shqiptari ia humbë rrugën Serbisë midis Anglisë

Futboll

Shqiptari ia humbë rrugën Serbisë midis Anglisë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2018 Në ora: 18:20
Leon Dajaku

Futbollisti shqiptar, Leon Dajaku, bëri paraqitje maestro në fanellën e kombëtares së Gjermanisë U-17, duke i shkaktuar humbje të thellë Serbisë U-17, me rezultat 3:0 në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Angli. Ndeshja u luajt në stadiumin Loughborough. Dajaku luajti titullar dhe ishte i pakapshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Serinë e golave e nisi Bozdogan në minutën e 18-të, pastaj e vazhdoj trimi shqiptar, Dajaku, duke shënuar në minutën e 24-të dhe në atë të 36-tën. Dajaku luajti deri në minutën e 77-të, ndërsa Gjermania është në vend të tretë me 3 pikë pas dy ndeshje të luajtura në grupin D, kurse Serbia në fund pa pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat