Arsenali demoloi Burnley-n, Chelsea fiton derbin

Futboll

Arsenali demoloi Burnley-n, Chelsea fiton derbin

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2018 Në ora: 19:22
Aubameyang

Arsenali ngadhënjeu me rezultat të thellë 5:0 kundër Burnley-t, në ndeshjen e javës 37-të të Premier League në futboll. Mesfushori Granit Xhaka me bashkëlojtarë dhanë atomin e fundit në fushë për një fitore të thellë. Golat i shënuan: Aubameyang (14', 75'), Lacazette (45+3'), Kolasinac (54') e Iwobi (64').  Ndërkaq, Chelsa fitoi derbin me rezultat 1:0 kundër Liverpoolit. Futbollisti Olivier Giroud realizoi në minutën e 32-të për fitoren e madhe. Manchester City nuk ka arritur të gjejë golin në ditën e festës së titullit në Etihad teksa Huddersfield ka qëndruar i fortë në prapavijë duke marrë një barazim 0:0.

Një barazim që i vlen shumë ekipit të Wagner që po lufton për mbijetesën dhe vazhdon të qëndrojë jashtë zonës së rënies pikërisht në vend të 16-të. Pjesa e parë ishte interesante, City kishte mbajtjen e topit por rastet e pastra për gol i kishin vizitorët që nëse do të ishin treguar më të saktë mund të kishin shënuar. Qytetarët nuk arritën të prodhon volumin e madh të lojës dhe si pasojë edhe rastet e pastra për gol mungonin. Jesus ishte në hije, po ashtu edhe Sterling me Sane. Edhe pas pushimit situata nuk ndryshoi. Dominimi i vendasve u rrit ndjeshëm dhe Huddersfield nuk mundi të kalonte gjysmëfushën e tij në asnjë moment. City dominon por nuk gjen hapësira në zonën kundërshtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat