Chelsea kryeson garën për lojtarin më të shpejtë të Championship

Futboll

Chelsea kryeson garën për lojtarin më të shpejtë të Championship

Më: 6 maj 2018 Në ora: 15:48
Adama Traore në askion

Chelsea kryeson garën për të blerë mesfushorin e Middlesbrough Adama Traore, i cili ka qenë një zbulim për ekipin e Tony Pulis.

Traore ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për Middlesbrough që po lufton për një vend në play-off dhe një blerje potenciale e tij do t’i kushtonte Chelsea-t rreth 35 milionë euro.

Mesfushori anësor 22-vjeçar kërkon të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm dhe mesa duket Stamford Bridge mund të jetë një nga destinacionet e tij të mundshme.

Pasi ka luajtur në Premier League me Boro dhe Aston Villa, Traore ka vuajtur për të treguar aftësitë e tij teksa të dyja skuadrat kanë rënë nga kategoria.

Por lojtari i U21 të Spanjës ka një talent të madhe dhe një shpejtësi marramendëse. Ai ka dalë nga akademia e famshme e Barcelona-s.

Këtë sezon ai duket një lojtar më i kompletuar dhe nëse Middlesbrough nuk arrin të ngjitet në Premier League do ta ketë shumë të vështirë ta mbajë në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat