Jeta e dytë e Gresko, nga tragjikomedia e 5 majit te… teatri

Futboll

Jeta e dytë e Gresko, nga tragjikomedia e 5 majit te… teatri

Më: 6 maj 2018 Në ora: 07:38
Foto arkiv

Të thuash “5 maji” në Milano është një thikë me dy presa. Bëhet fjalë për një datë të paharrueshme në histori dhe në historinë e letërsisë italiane, që ka patur për protagonist një prej bijve më të dashur të Milanos, Alessandro Manzoni. Ai ka shkruar një ode me titull “Pesë Maji” në nder të Napoleon Bonaparte, i ndarë nga jeta pikërisht në 5 majin e 1821-in, në ishullin e Sant’Elena.

Më pas është edhe ai problemi i vogël që ka lidhje me futbollin, që prish ëndrrat e interistëve prej 16 vitesh tashmë. Dhe nuk ka rëndësi se në vitet pasardhëse zikaltrit kanë fituar (dhe shumë). Madje, edhe një “triplete” nuk ka arritur ta fshijë zhgënjimin e asaj dite të 2002-it.

Ka qenë një humbje e papritur dhe që është bërë e paharrueshme edhe nga lotët e “Fenomenit”, teksa ishte ulur në stol. Një humbje e karakterizuar nga disa gabime të bëra nga Gresko në fushën e lojës. Po ku ka përfunduar ai? Çfarë bën… “zotëria 5 maj”?

Sllovaku, tashmë 40 vjeç, konsiderohet pothuajse nga të gjithë interistët si përgjegjësi kryesor për atë disfatë historike. Në fakt, gabimet e tij në humbjen 4-2 të pësuar nga Inter kundër Lazio-s i, që i kanë kushtuar titullin (dhe vendin e dytë) zikaltërve, kanë qenë tragjikomike.

Siç mund të imagjinohet, ajo e 5 majit ka qenë edhe ndeshja e tij e fundit me zikaltrit. I marrë me shpresën për t’i dhënë fund mallkimit në krahun e majtë të mbrojtjes, një mallkim që ka nisur me lamtumirën e Roberto Carlos, Gresko arriti ta përkeqësonte situatën. Mbiemri i tij do të thotë humbje për tifozët e Inter, ndërsa vlen e kundërta për ata të Juventus-it.

Karriera e tij nuk është rimëkëmbur më plotësisht, pavarësisht se ai është tërhequr nga futbolli në 2015-ën. Dhe tani, si protagonisti kryesor i një drame të vërtetë, ish-mbrojtësi ka vendosur të provojë… teatrin. Atë që menaxhon në Banská Bystrica, qyteti ku ka bërë debutimin e tij si futbollit.

Në jetën e tij të dytë, pasi ka qenë protagonist në skenë, Zotëria 5 maj ka kaluar në prapaskenë tani. Programe, marketing, reklama, gjithçka duhet bërë për të ëtrhequr publikun. Më pas nuk ka rëndësi nëse shfaqet një komedi apo një dramë. Nga ana tjetër, ishte e lehtë të imagjinohej. Kur bëhet fjalë për Vratislav Gresko, kufiri mes tragjedisë dhe komedisë nuk është i lehtë të dallohet. Mjafton të pyesni interistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat