Chelsea heq dorë nga Enrique, tani e kërkon një tjetër trajner

Futboll

Chelsea heq dorë nga Enrique, tani e kërkon një tjetër trajner

Më: 4 maj 2018 Në ora: 21:25
Ilustrim

Luis Enrique nuk është më prioritet për skuadrën e Chelsea.

Trajneri spanjoll përflitej për të zëvendësuar Antonio Conten te Chelsea në fund të këtij sezoni.

Conte pas një sezoni dëshpërues do të largohet nga ‘Stamford Bridge’, për t’u rikthyer në vendlindje, ku pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Italisë.

Në Angli sot ka pasur raportime se trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, është pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e Chelsea.

Sarri do të largohet nga Napoli, nëse dështon të fitojë titullin në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat