Kukësi synon hakmarrje

Futboll

Kukësi synon hakmarrje

Më: 4 maj 2018 Në ora: 17:23
Kukësi

Kukësi u nis me një objektiv në Korçë ” Skënderbeu të mos e festojë titullin” dhe ja arriti qëllimit falë një tjetër kryevepre të Gurit. Ky sukses nuk ishte thjesht për çështje prestigji, por edhe për ta mbyllur përfundimisht diksutimin në lidhje me vendin e dytë në rendijte, teka me ketë fitore Kukësi bëhet dhe skuadra që ka grumbulluar me shumë pikë në transfertë.  Sigurisht  matematika ende nuk e ka thënë fjalën e fundit, por 8 pikët distancë me Luftëtarin praktikisht i kanë siguruar verilindorëve të ashtuquajturin vend nderi.

Takimi i ardhshëm nuk duket më i vështiri i mundshëm  përballë  Lushnjës që e ka prerë tashmë biletën për në Kategorinë inferiore prej kohësh tashmë, megjtihëse sfida e javës së 31-të mes lagunravë dhe Partizanit dëshmoi edhe një herë se asnjë kundërshtar pavarësisht formës apo gjëndjes  nuk meriton të nënvlerësohet. Pritet që tekniku i Lushnjës, Ilir Gjyla të vazhdojë aktivizimin e lojtarëve të rinj.

Verilindorët sigurisht kanë edhe një motiv tjetër për ta fituar sfidën. Ajo humbje e papritur 3-1 në shtëpinë e tyre  gjatë kohës kur ekipin e drejtonte Milinkovic  la shije të hidhur, teksa tashmë është momenti për t’u hakmmarrë. Trajneri Peter Pacult  po mendon të bëjë dhe ndryshime në formacion. Kristi Joti dhe Klevis Sadiku janë vlerësuar me nota pozitive nga tekniku 58-vjeçar që me shumë gjasa do t’u japë shansin të tregojnë aftësitë e tyre ndaj Lushnjës. Amido Balde i cili është rikuperuar nga dëmtimi gjithashtu mund ti ofrohen minuta, ndërsa Kale është i skualifikuar. Aktivizimi i të rinjve është deri diku edhe i detyruar për trajnerin austriak. Sidoqoftë ndaj Lushnjës në Zeqir Ymeri, Kukësi do të kërkojë të hipotekojë përfundimisht pjesëmarrjen në Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat