Dënoi Bajernin në ndeshjen me Realin, si e zhduku UEFA arbitrin e elitës

Futboll

Dënoi Bajernin në ndeshjen me Realin, si e zhduku UEFA arbitrin e elitës

Më: 4 maj 2018 Në ora: 08:09
Kasai dështoi të akordonte një penallti për Bajernin dhe dha një karton të kuq për Vidalin pas dy të verdhave.

U kontestua shumë për episodet në ndeshjen gjysmëfinale të Champions-it në sezonin e kaluar, kur Bajerni u eliminua nga Reali pasi humbi në shtesë 4-2 mes  polemikash në gjysmëfinalen e dytë.

Kasai dështoi të akordonte një penallti për Bajernin dhe dha një karton të kuq për Vidalin pas dy të verdhave.

Më pas ishte radha e asistentëve që bënë të vlefshëm dy gola të spanjollëve, të cilët ishin në pozicion jashtë loje.

Pas ndeshjes, ai nuk u pa më të arbitronte në nivele të larta. Ishte padyshim një dënim i heshtur ky për hungarezin, që deri në atë moment cilësohej si një ndër më të mirët në planet.

Ish-arbitri i finales së Champions-it në Londër midis Barcelonës dhe Mançester Junaitid tani gjykon në kampionatin hungarez dhe në atë të Arabisë Saudite.

Ndeshja e fundit në Europë ka qenë në datën 6.12.2017 midis Lajpcigut dhe Beshiktashit në fazën e grupeve të Champions-it, e përfunduar në rezultatin 1-2 për turqit.

Nuk është çudi që të njëjtin fat të ketë edhe Xhyneit Çakir, që gjithashtu bëri gabime të konsiderueshme në gjysmëfinalen e këtij edicioni Real-Bajern 2-2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat