Inter - Juventus, ndeshja të përsëritet

Futboll

Inter - Juventus, ndeshja të përsëritet

Më: 2 maj 2018 Në ora: 14:52
Avokatët Angelo dhe Sergio Pisani, në fakt, janë gati për të ngritur një padi në FIGC për të ripërsëritur ndeshjën Inter-Juventus

Nuk ka paqe për sa i përket ndeshjes Inter-Juventus.

Një studio avokatie, e përfaqësuar nga disa avokatë Napoletan kanë mobilizuar për të hedhur në gjyq Juventusin më motivin se arbitrat kanë manipuluar rezultatin ë ndeshjes e cila ka ndikuar në luftën për kampionat të Serie A por edhe në garën për Champions League të Interit.

Sipas asaj që tregon FcInterNews.it, avokatët Angelo dhe Sergio Pisani, në fakt, janë gati për të ngritur një padi në FIGC për të ripërsëritur ndeshjen Inter-Juventus.

Modeli që dëshirojnë ata të ndjekin është ai i ‘class action’ dhe për këtë arsye kanë filluar të mbledhin firmat në platformën Change.org, dhe të cilën po e shpërndajnë nëpër rrjete sociale. Vetëm në një ditë janë mbledhur më mijëra firma.

Ja çfarë thuhet në komunikatën ë tyre:

“Arbitrimi i ndeshjes Inter-Juventus ofendon vlerat e sportit. Do të prezantojmë pranë Federatës Italiane të Futbollit me mijëra firma të tifozëve të futbollit, jo vetëm tifozëve të Napolit, për ti kërkuar atyre, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën nga FIFA, anulimin e rezultatit dhe riluajtjën e asaj ndeshje ë cila u vendos nga vendime arbitrale të pajustifikueshme.”

Këtë gjë kanë shkruar avokatët dukë ju referuar qartësisht ndeshjes së ripërsëritur ndërmjet Afrikës së Jugut dhe Senegalit, ndeshje ë vlefshme për kualifikimin në Botëror.    

“Ne do i drejtohemi institucioneve për të denoncuar gjithçka çfarë ka ndodhur dhe do të kërkojmë respektimin e rregullave të sjellës dhe kundër sjellëve jo legjitime të cilat mund të falsifikojnë kampionatin duke vrarë vlerat e sportit”, kanë shtuar juristët ë njohur, të cilët thonë gjithashtu së janë gati edhe për një luftë të vërtetë në çdo institucion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat