Sonte do të zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid që është avantazh prej 1-2 nga ndeshja e kaluar e pret Bayernin në ndeshjen gjysmëfinale.
Për të ndjekur këtë super duel, nga Gjermania kanë udhëtuar mijëra tifoz që do ta përkrahin skuadrën e tyre deri në sekondat e fundit.
Ata kanë brohoritur nëpër rrugët e qytetit të Madridit ku shihen se janë në numër të madh.