Sarri te Chelsea, Conte te Napoli

Futboll

Sarri te Chelsea, Conte te Napoli

Më: 1 maj 2018 Në ora: 14:02
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Chelsea, ndërsa Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i Napolit.

Ka qenë ky lajmi i bujshëm që mediat britanike bëjnë me dije, duke konfirmuar se dy trajnerët italianë do të shkëmbejnë pozicionet e tyre në fund të këtij sezoni. “Mirror” madje e konfirmon këtë transferim, duke deklaruar se presidenti i Chelsea, Roman Abramovich ka arritur marrëveshjen me trajnerin Sarri, ndërkohë që edhe presidenti napoletan Aurelio De Laurentis e pëlqen shumë trajnerin Conte.

Një shkëmbin që do t’i surprizojë të gjithë edhe pse u bë pak kohë që përflitet se të dy këta trajnerë nuk janë të konfirmuar në skuadrat aktuale për sezonin e ardhshëm. Duket se Sarri është i interesuar për të provuar një përvojë në Premier League, për të ndërtuar sërish një Chelesa të madh. ndërsa, në anën tjetër, Conte do të përpiqet që të bëjë me Napolin atë që pat bërë edhe me Juventusin disa sezone më parë, për ta nxjerrë kampion në Serinë A. Ndaj ky shkëmbim po çmend mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat