Muller: Ajo që ka rëndësi është të përmbysim rezultatin ndaj Realit

Futboll

Muller: Ajo që ka rëndësi është të përmbysim rezultatin ndaj Realit

Më: 30 prill 2018 Në ora: 19:10
Thomas Muller

Kapiteni i Bayern Munih Thomas Muller ka folur me gjermanen Bild në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Champions League me Real Madrid duke treguar planet e përmbysjes.

Siç është raportuar tashmë Arjen Robben nuk do të udhëtojë me ekipin në Madrid për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e parë, por Muller nuk duket i shqetësuar.

“Në situatën që ndodhemi, nuk na intereson se kush do të mungojë, por kush do të jetë në dispozicion, dhe do të kemi shumë lojtarë të mirë.

“Ajo që ka rëndësi është të përmbysim rezultatin. Mungesa e Robben do të thotë se edhe roli im në fushë do të ndryshojë, por kjo nuk është diçka e re.

“Rummenige ka thënë se duhet punë, vullnet dhe shpirt gare. Dhe unë jam shumë dakord. E kontrolluam mirë topin në ndeshjen e parë por duhet të jemi më të uritur për të shënuar. Dhe me pak fat do ta marrim rezultatin pozitiv.

“Skemë me dy qendërsulmues? Për këtë duhet të pyesni trajnerin…."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat