Rodgers refuzon Arsenalin: Jam shumë mirë te Celtic

Futboll

Rodgers refuzon Arsenalin: Jam shumë mirë te Celtic

Më: 30 prill 2018 Në ora: 18:37
Brendan Rodgers

Ish-trajneri i Liverpoolit nuk e ka ndërmend të kthehet në Premier Ligë.Brendan Rodgers është një prej emrave të përmendur që mund të marrin drejtimin e Arsenalit në fund të stinorit.

Por, vetë irlandezi thekson se është i lumtur në Skoci dhe do të vazhdojë të drejtojë Celticun me të cilin u shpall kampion këtë fundjavë.

“U zgjova këtu, mëngjesin e së hënës, si trajner i Celtic dhe jam në punën më të mirë në botë”, ka thënë Rodgers.

“Kam respekt të madh për Arsenalin, si klub. Kur fillova karrierën time si trajner, Arsene Wenger, sapo hyri në klub dhe mësova kaq shumë në atë periudhë.

“Pra, është një klub, për të cilin kam respekt të madh. Por, unë jam shumë i lumtur te Celtic. Kam një punë që e dua shumë. Është një klub i madh, me histori dhe presion të madh. Do të doja të punoja përsëri në Premier Ligë një ditë, por jo tani”, ka përfunduar Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat