Drita triumfoi në çastet e fundit

Futboll

Drita triumfoi në çastet e fundit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2018 Në ora: 17:59
Pamje nga një atmosferë

Drita nga Gjilani rrëmbeu tri pikë të mëdha dhe ruan epërsinë në kreun e tabelës ndaj Prishtinës. Drita shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Feronikelit nga Drenasi. Në minutën e 29-të, Hoti gjuan bukur dhe shënon për 0:1. Drita barazon rezultatin në minutën e 62-të. Harkim nga Xhevdet Shabani dhe më së miri në zonë gjendet Bujar Shabani për të shënuar për 1:1. Në minutën e 87-të, penallti për Dritën, ku Fidan Gërbeshi dhe kaloi në epërsi Dritën dhe Përparim Livoreka (90’) vulosi fitoren me 3:1. Drita kryeson me 59 pikë, tri më shumë se Prishtina. Në Mitrovicë, Trepça ’89 ndahet baras 0:0 me Flamurtarin e Prishtinës, sikurse edhe ajo në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Besës nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat