Gjyqtari veproi drejt, Mandzukic tregon plagët pas Inter-Juve

Futboll

Gjyqtari veproi drejt, Mandzukic tregon plagët pas Inter-Juve

Më: 29 prill 2018 Në ora: 12:21
Ilustrim

Ndeshja Inter-Juventus luajtur në “San Siro” pati mjaft polemika për vendimet e gjyqtarit, sidomos për kartonin e kuq që Orsato dha për lojtarin zikaltër Matias Vecino, për ndërhyrjen e rëndë që bëri ndaj sulmuesi Mario Mandzukic. Ky karton i kuq i dhënë në minutën e 15-të e la me 10 lojtarë skuadrën e trajnerit Spalletti, duke bërë që polemikat të ishin të shumta.

Por Mandzukic, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar dëmtimin e pësuar në kaviljen e djathtë nga ky kontakt me Vecino, si një provë në mbrojtje të vendimit të marrë nga gjyqtari, që përdori VAR për t’i nxjerrë kartonin e kuq lojtarit të Interit. Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për Juventusin, që përmbysi Interin vetëm në minutat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat