Inter - Juventus, formacionet e mundshme

Futboll

Inter - Juventus, formacionet e mundshme

Më: 28 prill 2018 Në ora: 10:09
Ilustrim

Inter dhe Juventus do të ndeshen sonte me filim prej orës 20:45 në kuadër të Serie A.

Juventusi do ta zhvillojë një ndeshje shumë të vështirë por edhe shumë të rëndësishme në luftën për titull kundër rivalit nga qyteti i Milanos, Inter.

Kjo ndeshje është me rëndësi të madhe pasi që Juventus, pas humbjes javën e kaluar nga Napoli ka rrezikuar fitimin e titullit të kampionit pasi që tanimë ka vetëm një pikë më shumë se napolitanët.

Andaj në këtë ndeshje Juventus hyn për fitore dhe Interi po ashtu për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëvë.

Të dy skuadrat pritet të luajnë më 11shet më të mira të tyre, duke mos kursyer asnjë lojtarë. Te Juventus mungesë e madhe do të jetë mungesa e Chiellini-t në mbrojtje i cili e ka humbur sezoni pas lëndimit që ka pësuar.

Inter: Handanovic; D'Ambrosio, Miranda, Skriniar, Cancelo, Brozovic, Valero, Perisic, Rafinha, Karamoh, Icardi

Juventus: Buffon, Cuadrado, Rugani, Barzagli, Alex Sandro, Pjanic, Khedira, Matuidi, Mandzukic, Douglas Costa, Higuain.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat