Interi me vetëm një mungesë kundër Juventusit

Futboll

Interi me vetëm një mungesë kundër Juventusit

Më: 27 prill 2018 Në ora: 23:29
Roberto Gagliardini

Interi është gati për derbin me Juventusin.

Nesër (e shtunë) në ‘San Siro’ skuadra e Luciano Spallettit pret Juventusin për të zhvilluar derbin e xhiros së 25-të në Serie A.

Gjatë ditës së sotme, trajneri Spalletti ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Interi është i plotë, ku përjashtim bën mungesa e mesfushorit Roberto Gagliardini.

Në anën tjetër, te Juventusi mungojnë Cheillini dhe Se Sciglio.

Skuadra e Interit ndaj Juventusit: Handanovic, Padelli, Berni, Lisandro Lopez, Joao Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Rafinha, Vecino, Borja Valero, Brozovic,  Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat