Moratti parashikon Inter-Juve!

Futboll

Moratti parashikon Inter-Juve!

Më: 27 prill 2018 Në ora: 18:52
Moratti parashikon Inter-Juve!

Tensioni ka filluar të rritet për të dy skuadrat në prag të Inter-Juventus. Është një sfidë që vlen shumë, si për titullin, ashtu edhe për zonën Champions League.

Zikaltrit duhet të fitojnë për të mos humbur terren dhe për të shpresuar te kualifikimi në edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të rëdnësishëm europian në nivel klubesh.

Bardhezinjtë, nga ana tjetër, duhet të reagojnë pas humbjes së pësuar kundër Napoli-t dhe të ruajnë avantazhin prej një pikë ndaj “axurrëve”.

Për këtë sfidë ka folur edhe Massimo Moratti, ish-presidenti i Inter: “Janë dy skuadra që kanë shumë arsye për të bërë mirë. Inter është e detyruar të fitojë, me pak fjalë”.

“Asnjëra prej të dyjave nuk është favorite në këtë moment, por Inter luan në shtëpi dhe ka shumë arsye për të bërë një paraqitje të mirë. Icardi, lojtari vendimtar? Zakonisht kështu është, shpresojmë”, ka thënë Moratti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat