Emery e zyrtarizon largimin nga PSG në fund të stinorit

Futboll

Emery e zyrtarizon largimin nga PSG në fund të stinorit

Më: 27 prill 2018 Në ora: 17:55
Unai Emery

Trajneri spanjoll do të drejtojë ekipin parisien në xhirot e mbetura.

Unai Emery ka konfirmuar se nuk do të jetë më trajner i Paris Saint-Germain, sapo të përfundojë sezoni aktual.

Ai e ka bërë të ditur këtë lajm për mediat franceze, ku ka thënë se më herët i ka informuar edhe futbollistët që do të largohet,raporton KosovaPress.

“I informova lojtarët e mi mbi këtë mbledhje, ku u vendos që të mos vazhdojmë më bashkë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Emery.

“Dua të falënderoj drejtuesit, bashkëpunëtorët e mi dhe futbollistët”.

Në vendin e Emery, PSG pritet ta emërojë trajnerin gjerman Thomas Tuchel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat