Bashkimi fiton ndaj Rahovecit në ndeshjen e parë

Futboll

Bashkimi fiton ndaj Rahovecit në ndeshjen e parë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 23:00
Bashkimi

Bashkimi ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it në Superligën e Kosovës.

Prizrenasit fituan me rezultatin 105:79 ndaj Rahovecit në “Sezai Surroi”. Bashkimi, që e mbylli në vendin e dytë pjesën e rregullt të sezonit, e dominoi në tërësi takimin dhe gjatë gjithë ndeshjes pati një epërsi të lartë kundrejt mysafirëve.

Bashkimi tregoi dhëmbët qysh në fillim të takimit dhe arriti që të ketë një epërsi prej 23 pikësh deri në fundin e pjesës së parë,  e cila përfundoi me rezultatin 51:28.

Pavarësisht epërsisë, prizrenasit vazhduan me lojë të mirë dhe e mbyllën takimin me plot 28 pikë epërsi (105:79).

Më të mirët në këtë fitore të Bashkimit ishin Eric Stutz me 24 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim dhe Mikaile Tmusic, i cili realizoi 21 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime. Ndërkohë, te “vreshtarët” u dalluan Mark Williams dhe Junius Powrell me nga 17 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat