Inter – Juventus, thyhen të gjitha rekordet nga të ardhurat nga shitjet e biletave

Futboll

Inter – Juventus, thyhen të gjitha rekordet nga të ardhurat nga shitjet e biletave

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:30
Ilustrim

Tani është zyrtare. Ndeshjen Inter – Juventus do ta ndjekin 78 mijë e 328 tifozë në ‘San Siro’.

Fundjava që po vjen, sjellë një nga derbit më të mëdhenj në futboll.

Inter që po kërkon Ligën e Kampionëve, pret në ‘San Siro’ Juventusin, që me humbjen e fundit nga Napoli ka rihapur luftën për titull.

Se kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe, e ka treguar edhe shitja e biletave.

Interi në faqen zyrtare ka njoftuar se janë shitur 78 mijë e 328 bileta, duke u inkasuar pesë milionë euro, rekord ky për futbollin italian.

Asnjëherë në histori të Serie A, një skuadër nuk ka arritur të fitojë pesë milionë euro nga shitjet e biletave, gjë të cilën e bën Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat