Nga “Los Blancos” në “Men in Black”, zbulohet arsyeja e uniformës së Real

Futboll

Nga “Los Blancos” në “Men in Black”, zbulohet arsyeja e uniformës së Real

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:05
Los Blancos

Marketing? Jo. Të detyruar nga UEFA? Jo. Real Madrid ka luajtur me uniformën e zezë kundër Bayern Munich, që ka mbajtur veshur atë tradicionale. “Los Blancos” mund të kishin veshur uniformën e tyre tradicionale, por kanë zgjedhur atë të zezën.

Kanë qenë të shumtë ata që kanë dashur të dinë arsyen: një Real me të zeza nuk shihet shpesh në fushën e lojës. Madje, nuk kishin asnjë arsye për ta zgjedhur atë uniformë në “Allianz Arena”.

Përgjigja është e thjeshtë dhe e imagjinueshme: uniforma e zezë ka qenë një zgjedhje e diktuar nga supersticioziteti. Mund të sillte fat dhe kështu ka ndodhur. Pse? Vitin e kaluar ka ndodhur e njëjta gjë: i njëjti rezultat, gjithmonë në transfertë, gjithmonë kundër Bayern.

Uniforma e bardhë është një markë e vërtetë e Real Madrid. Ata vishen gjithmonë me të bardha. Me disa përjashtim: në Kardif, kundër Juventus, për shembull, kanë veshur uniformën vjollcë për herë të parë në 15 finale.

Por në 14 të tjerat, Real ka zbritur në fushë me të bardha, me përjashtim të finales së 2000-it të luajtur dhe fituar kundër Valencia-s. Edhe atëherë uniforma e zgjedhur ka qenë ajo e zeza, si kundër Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat