“Ardhja e tij ishte fillimi i fundit të Arsene Wenger”

Futboll

“Ardhja e tij ishte fillimi i fundit të Arsene Wenger”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:04
Arsene Wenger dhe Jose Mourinho

Arsene Wenger do të përballet për një herë të fundit me Jose Mourinho-n këtë fundjavë, me trajnerin e Manchester United që me ardhjen e tij konsiderohet nga Martin Keown se i ka dhënë fund një periudhe suksesi trajnerit të Arsenal.

Në 2004, portugezi mbërriti në brigjet britanike duke marrë drejtimin e Chelsea-t si një fitues i Kupës Uefa dhe Champions League te Porto.

Shumë shpejtë ai, me ndihmën e investimeve të Roman Abramovich, arriti të ndërtonte një ekip që arriti t’i merrte titujt fituesve të përhershëm si Manchester United dhe Arsenal.

Topçinjtë nuk kanë arritur të ngjiten përsëri në majë që pas ardhjes së Mourinho-s në Premier League.

“Jose Mourinho u bë rivali më i madh i Wenger. Dhe përballjet e tyre kishin vetëm një fitues, portugezin,” shprehet ish-mbrojtësi i Arsenal Martin Keown.

“Ardhja e Mourinho-s dhe triumfi në ato dy sezone 2005 dhe 2006 ishin fundi i dominimit të Wenger në Premier League. Arsenal përfundoi në vend të dytë në 2005, po të mos ishte Chelsea, francezi do ta kishte fituar Premier League.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat