Schalke konfirmon largimin e talentit që kërkohet nga gjysma e Europës

Futboll

Schalke konfirmon largimin e talentit që kërkohet nga gjysma e Europës

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:03
Max Meyer

Mesfushori i talentuar i Schalke 04 Max Meyer do të largohet nga klubi kur t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit, sipas drejtorit sportiv Christian Heidel.

E ardhmja e Meyer ka qenë një objekt spekulimesh prej muajsh të tërë, me një numër të madh klubesh europiane që po u lëshon goja lëng për talentin gjerman.

Heidel tha në mars se Schalke duhet të përgatitet për largimin e Meyer, duke sugjeruar se dy palët nuk kishin rënë dakord për një rinovim.

Por tani ai ka dhënë një përgjigje definitive mbi të ardhmen e 22-vjeçarit, duke zbuluar se tashmë nuk ka asnjë kthim mbrapa për Meyer apo klubin, që ka filluar kërkimin për pasardhësin e tij.

Duke folur për gazetarët të mërkurën, Heidel shprehet: “Max do të largohet me 100% nga klubi në verë. Po e menaxhojmë me profesionalizëm situatën.

“Nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë, fjalë të këqija nga të dyja palët. Lojtari po planifikon të ardhmen, ne po planifikojmë të ardhmen e klubit, dhe planet tona nuk janë në të njëjtin drejtim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat