Fadil, a e ke dëgju çfarë na tha talenti i madh shqiptar që luan për Serbinë?

Futboll

Fadil, a e ke dëgju çfarë na tha talenti i madh shqiptar që luan për Serbinë?

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:49
Fadil Vokrri

Futbollisti 18-vjeçar, Arton Zekaj ka thënë fjalën e tij, pavarësisht a është e gjuhës diplomatike, apo ka dashur t’i shmanget presionit të mediave në Serbi,  e ka mohuar se do t’i përgjigjet ftesës së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, që ta vesh fanellën e kombëtares së Kosovës.

Image

Arton Zekaj

Sipas futbollistit, ftesën e ka dëgjuar nga mediumet dhe jo që i ka ardhur nga dikush tjetër. Lojtari i Sopotit të Beogradit dhe njëherësh ka qenë kapiten për grupmoshat e reja të Serbisë, mes të tjera për një medium në Serbi ka thënë:  “Nuk kam marrë kurrfarë ftese dhe as që kam menduar ndonjëherë rreth kësaj çështjeje. Më besoni e kam kokën plot, s’pushojnë thirrjet telefonike, nuk e di çfarë të them më për diçka që nuk ka kurrfarë baze për polemika e sqarime”.

Fadil, a e ke dëgjuar se çfarë na tha talenti shqiptar?  Sigurisht se edhe Fadil Vokrri ka luajtur lojën e tij të fortë dhe në një formë e ka trazuar keq Serbinë për këtë talent të madh që ka lindur në Sombor. Deklarata e Vokrrit e ka bërë Serbinë që të mobilizohet dhe ta ruajë shqiptarin e talentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat