Coutinho bëri një vesh “shurdh”

Futboll

Coutinho bëri një vesh “shurdh”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 18:06
Coutinho

Sipas informacioneve të publikuara nga “Express.co.uk”, ishte Coutinho që i kërkoi Kloppit të largohej drejt Barcelonës.

Trajner gjerman nuk e pati me dëshirë për ta larguar brazilianin dhe e ftoi në dhomat e zhveshjes, u ul së bashku me të dhe i tha: “Unë kam një plan të madh këtu i cili do të kryesohet nga ti dhe Mohamed Salah. Po të them që të qëndrosh këtu sepse do të përjetosh gjëra fantastike. Por nëse ti nuk qëndron, do të jetë Salah ai i cili do të jetë bartësi i vetëm i të gjitha atyre magjive. Vendimi të takon ty.”

Coutinho bëri një vesh “shurdh” dhe pranoi transferimin tek Barcelona për të humbur mrekullinë që Klopp i premtoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat