Ia mbyll derën 'Zonjës së Vjetër'

Futboll

Ia mbyll derën 'Zonjës së Vjetër'

Më: 26 prill 2018 Në ora: 17:15
Hector Bellerin

Nuk do të jetë Hector Bellerin, goditja e madhe e Juventusit në krahë. Titullari i Arsenalit, gjithashtu pranë Barcelonës, ka zbuluar se po mendon si “topçi” edhe në sezonin e ardhshëm.

Në veçanti, duke folur në kanalin “Youtube” të klubit, bashkë me Mertesacker dhe Holding, Bellerin pranoi: “Në verë do të kërkoj fanellën me numrin 2, drejtuesit e dinë tashmë”.

Në fakt, mbrojtësi i spikatur, i cili ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2023, vetëm disa muaj më parë, mban në shpinë numrin 24 të fanellës, sepse numri 2 u “pushtua” më parë nga Debuchy.

Për më tepër, agjenti i Bellerin zbuloi interesimin e klubeve të tjera për klientin e tij, duke konfirmuar se për momentin nuk ka pasur oferta. Dhe, në këtë pikë, ato ndoshta nuk do të arrijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat