Rebelohen te Juventusi

Futboll

Rebelohen te Juventusi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:17
Rebelohen te Juventusi

Tek Juventusit me sa duket, humbja me Napolin ka bërë që të sjellë pakënaqësi jo vetëm te tifozët, por edhe te vetë lojtarët. 

Siç raportojnë mediat italiane, disa prej futbollistëve të “Zonjës së Vjetër” janë rebeluar ndaj trajnerit Masimiliano Allegri, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për situatën e krijuar. Grupi i të rebeluarve ka qenë i përbërë nga Marchisio, Alex Sandro, Higuain dhe Dybala. 

Madje tek ky i fundit duket se dozat e pakënaqësisë kanë arritur deri aty sa pritet t’u kërkojë drejtuesve të klubit që të lejojnë largimin e tij në verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat