Zyrtare: FFK dënon Llapin pas ndeshjes me Dritën

Futboll

Zyrtare: FFK dënon Llapin pas ndeshjes me Dritën

Më: 26 prill 2018 Në ora: 16:01
Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka shqiptuar dënime për Llapin e Dritën, derbi i të cilave u kontestuar me dyshime për kurdisje.

Por, FFK-ja ka dhënë dënime sportive për shkak që shikuesit janë futur në fushë.

Për këtë Llapi është dënuar me vetëm dy ndeshje pa shikues.

Njoftimi i FFK-së:

KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit; hudhje e gjasendeve në fushë – shishe, kanaqe për çka edhe ndeshja ndërpritet për 7 minuta , pastaj në minutën e 75 erdhi deri të hyrja e spektatorëve në fushë për të ndërprerë lojën, ku si rrjedhojë e këtij momenti ndeshja serish ndërpritet edhe për 15 minuta për të larguar spektatoret nga fusha )

DENOHET

Me zhvillimin e ; 2 ( dy ) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e shiquesëve, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3.

TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001144M77, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime të njëpasnjëshme në vendimet e gjyqtarit kryesor, ku pas përfundimit të ndeshjes në prezencë të pjesëtarëve të plicisë i afrohet gjyqtarit kryesor Genc Nuza e kapë dhe shtërngon për dore, e ofendon me një gjuhë denigruese duke e fyer dhe kërcnuar, të njetat veprimi kryetarjeri T.Batatina pati edhe në zhveshtoret e klubit ndaj të njejtit gjyqtar. Madje gjatë largimit nga stadiumi tenton edhe ta sulmojë në prezencë të policisë, kontrollorit të referimit, delegatit të ndeshjes dhe asistentëve të lojës ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit në procedure disiplinore ; Tahir Batatina )

DENOHET;

Me të holla në shumë prej; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika . 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi , gjegjësisht pranimit të tij. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3.

MUHAMET REXHEPI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapsira teknike ( reagime dhe sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kruesor të takimit ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të përjashtuar Muhamet Rexhepi )

DENOHET

Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disipolinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.

BEKIM ISUFI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilsani me numër të ID kartelës; 005717M76 në procedure të inicuar disiplkinore nga ana e komisionit të garave për largim nga hapsira teknike – p[ankina ( sjellje josportive dhe reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; XXVIII-të të valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit të përjashtuar Bekim Isufi )

DENOHET

Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së vendimit – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 26.04.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të vendimit. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat