Mbretërit e Evropës: Salah e kalon Ronaldon... Messi!

Futboll

Mbretërit e Evropës: Salah e kalon Ronaldon... Messi!

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:12
Mohamed Salah

Salah është “mbreti” i Evropës. Egjiptiani ka shënuar 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, duke lënë prapa Ronaldon dhe Messin.

Me dy finalizime kundër Romës në Ligën e Kampionëve, Mohamed Salah ka pushtuar vendin e parë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat.

Egjiptiani tani numëron 43 gola në të gjitha garat për Liverpoolin, 10 prej tyre në Champions League, 31 në Premierligë – duke lënë prapa Cristiano Ronaldon që nuk e gjeti rrugën drejt portës në fitoren 2-1 të Real Madridit kundër Bayern Munichut, duke mbetur në kuotën e 42 golave në 40 paraqitje.

I treti gjendet Ciro Immobile i Lazios me 41 gola në 45 takime, kurse në vendin e katërt pozicionohet Lionel Messi me 40 gola në 50 paraqitje.

Top pesëshja kompletohet me sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, që gjithashtu nuk shënoi në ndeshjen e mbrëmshme kundër Real Madridit në Champions League.

29 vjeçari mbeti në kuotën e 39 golave në 44 paraqitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat