Kahn kritikon Levandovskin

Futboll

Kahn kritikon Levandovskin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:11
Kahn kritikon Levandovskin

Ish portieri bavarez Oliver Kahn ishte shumë i zhgënjyer me paraqitjen e lojtarëve të Bayernit të cilët nuk arritën të ruanin avantazhin krijuar me anë të Kimich. 

Kahn ishte kritik ndaj disa prej lojtarëve të skuadrës së Bayernit në veçanti bomberit të ekipt. “Ishte një ndeshje që prodhoj shumë raste. Por këto raste duhet të shfrytëzohen nga sulmuesit. Lewandowski nuk ishte në nivelin e kërkuar. Në ndeshje e pashë shumë pak të krijonte. Ai duhet të tregoi që është një sulmues i madh pikërisht në këto takime.

Mendoj që ai nuk e ka justifikuar asnjëherë këtë gjë në ndeshje të mëdha”- u shpreh Kahn. Ish kapiteni i gjermanëve tani është në rolin analistit në “Sky” dhe jo pak herë ka kritikuar lojën e Bayernit. Ai pati paralajmëuar më herët skuadrën e Bayernit se nuk do ta kishte të lëhtë ndaj Realit në ndeshjen e Championsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat