Si zakonisht!

Futboll

Si zakonisht!

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:08
Gazeta katalunase

“Si zakonisht”, ky është titulli i “Mundo Deportivo”, pas triumfit të të bardhëve në Munih, ndërsa “Sport” zbulon mesazhe nga peshat e rënda të Barçës në frëngjisht.
Fitorja e Real Madridit zë një pjesë të madhe të shtypit katalanas, ditën e sotme.

“Mundo Deportivo” ankohet për një ndërhyrje të gabuar të Carvajal ndaj Lewandowski, që nuk është evidentuar si penallti nga kryesori holandez, Bjorn Kuipers, ndërsa flet për një Bayern Munih të pasaktë dhe një Real Madrid, që i shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e veta.

Nga ana e saj, “Sport” kthehet te situata me Antoine Griezmann dhe flet për mesazhet nga “peshat e rënda” të Barçës, për ta bindur sulmuesin francez të vijë në “Camp Nou” dhe të “lulëzojë” aty nga sezoni i ardhshëm. “L’Esportiu”, nga ana e vet, zgjedh Coutinho për faqen e parë, në titullin “I zgjedhuri”. Sipas mendimit të këtij mediumi, braziliani është njeriu i duhur për të marrë “stafetën” nga Iniesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat