Salah sa më shpejtë të kaloj në Spanjë

Futboll

Salah sa më shpejtë të kaloj në Spanjë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:29
Mohamed Salah

Ish ylli i futbollit egjiptian Mido, ka këshilluar bashkëkombësinë e tij, Mohamed Salah që sa më shpejt që është e mundur të transferohet në Spanjë.

Salah po tregon formë të përkryer në sezonin e tij të parë në “Anfield”. Egjiptiani kërkohet nga dy gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

“Me gjithë respektin e duhur ndaj Liverpoolit dhe tifozëve të tyre, Salah duhet të pranojë menjëherë çdo ofertë nga Real Madrid ose Barcelona”, tha Mido,

“Ai ka qenë i mahnitshëm me Liverpoolin gjatë gjithë këtij sezoni dhe mund të jetë shumë i dobishëm në La Liga, sidomos në Real Madridin që po vuan nga forma e tmerrshme e Gareth Bale dhe Karim Benzemas gjatë këtij sezoni”.

“Me cilësinë dhe ritmin e tij, për të do të ishte lehtë të tregoi klasin e tij në La Liga”, ka theksuar Mido.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat