Një tjetër rekord i Ronaldos

Futboll

Një tjetër rekord i Ronaldos

Më: 26 prill 2018 Në ora: 11:06
Cristiano Ronaldo

Rëndësia e të shënuarit nga Cristiano Ronaldo mund të ketë përfunduar të mërkurën, në “Allianz Arena”, por ylli portugez i Real Madridit ende arriti të vendosë një tjetër rekord të Ligës së Kampionëve.

Me triumfin e “Los Blancos”, 2:1 ndaj Bayern Munich, në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, Ronaldo ka fituar më shumë ndeshje se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion, më të rëndësishmin për klubet në kontinentin tonë. Me 96, CR7 ka kaluar edhe ish-kapitenin e Real Madridit, Iker Casillas, shkruan telesport.al.

Marcelo dhe Marco Asensio u kujdesën për shënimin e dy golave në favor të Real Madridit mbrëmë, duke hedhur një hap të madh drejt finales, me fitoren 2-1 të ndeshjes së parë gjysmëfinale.
Skuadra e Zinedine Zidane, gjithashtu, vendosi një rekord si ekip, në këtë konkurrim, me fitoren në Mynih.

Dy herë radhazi kampionët e Europës (në fuqi) fituan ndeshjen e 150-të në Ligën e Kampionëve, duke u bërë skuadra e parë, që e arrin këtë “shenjë”. Ronaldo dhe Real Madridi do të kërkojnë t’i shtojnë të dhënat e tyre në ndeshjen e dytë, atë të kthimit,  në “Santiago Bernabeu”, të martën e ardhshme, kur t’i presin bavarezët e Jupp Heynckes në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat