Real barazon rekordin e vet me fitore si mysafirë

Futboll

Real barazon rekordin e vet me fitore si mysafirë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 00:35
Foto nga ndeshja

Real Madrid ka barazuar një rekord të tyre të vendosur vite me parë nga vet ata.

Kjo është fitorja e tretë si mysafirë në fazën e eliminimit direkt e shënuar nga Reali.

Los Blancos mposhtën PSG’në me rezultat 1-2 në Park De Princes, në çerekfinale mposhtën Juventusin me rezultat 0-3 në Juventus Arena, dhe sonte në gjysmëfinale Bayernin me rezultat 1-2.

Një gjë të këtillë e kishte bërë Reali para 56 viteve, ku kishte mposhtur skuadrën B1913 me rezultat 0-3, Juventusin me rezultat 0-1 dhe Standard Liege më rezultat 0-2 gjatë sezonit të vitit 1961-62 të Kupës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat