”Na pëlqen fusha e Bayern Munich”

Futboll

”Na pëlqen fusha e Bayern Munich”

Më: 26 prill 2018 Në ora: 00:21
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madridi i cili po synon hetrik me triumfin e tretë radazhi në Champions League, është deklaruar pas fitores së madhe në “Allianz Arena”.

“Është fushë në të cilën kemi dëshirë të luajmë dhe të paraqitemi mirë, kundërshtari ynë shënoi por më pas ne kontrolluam lojën”.

Zidane ka mbrojtur portierin e Real Madrid Keylor Navas për të cilin tha se nuk kishte faj në pjesën e parë kur pranoi gol ndaj Bayern.

“Keylor është shumë i fortë psiqikisht dhe gabimi në golin e parë nuk është vetëm i tij por i të gjithve”, ka thënë trajneri i Realit.

“Mund të jemi të lumtur me rezultat, kemi vuajtur pak pa topin mirëpo këtu nuk është lehtë të fitosh asnjëherë”, ka thënë Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat