Reali nuk fal as Bayernin, çmend “Allianz – Arenën”

Futboll

Reali nuk fal as Bayernin, çmend “Allianz – Arenën”

Nga: Kemajl Goca Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:41
Foto nga ndeshja

Real Madridi shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër Bayernit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League. Bayern - Real, sa herë që ndeshen mes vete dhurojnë spektakël! Lojë e madhe në stadiumin "Allianz - Arena" në Munih, te dyja skuadrat dhanë maksimumin, duke kënaqur 70 mijë shikues.

Kampioni në fuqi i Evropës, Reali, dëshmoi fuqinë, kurse Bayerni u orvat deri në pikën e fundit, madje ka humbë edhe disa raste të mira.

Në minutën e 28-të, veprim i shpejt i kampionit gjerman, rezultoi me shënim. Futbollisti Josh Kimmich me mjeshtri tundi portën e Realit, 1:0.

Në minutën e 44-të,  braziliani Marcelo nga rreth 16 metra goditi me të parën, duke e fërfëlluar topin në rrjetën e portierit Ulreich, 1:1. Në çastet e fundit të pjesës së parë Robert Lewandowski shpërqendroi një rast të mirë, por në anën tjetër portieri Navas ka qenë me fat, shkruan "Bota sot". 

Në pjesën e dytë, lojë e fortë nga të dyja ekipet, Bayerni kërkonte golin e epërsisë, por pa sukses.  Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, në fillim të pjesës së dytë futi në lojë Marco Asensio, cili dha fryt.

Në minutën e 57-të, kundërzbritje e shpejtë, Lucas për bukuri shërbeu Marco Asensio, i cili me goditje të fortë e tundi portën e vendasve, 1:2. Reali sërish shënon, por anulohet goli me plotë të drejt nga gjyqtari, për faktin se Cristiano Ronaldo luajti me dorë pikërisht në minutën e 71-të.

Reali kthehet me fitore, që është një rezultat i jashtëzakonshëm për takimi e kthimit në "Santiago Bernabeu", kurse Bayerni do ta pret sprovë e zorshme sepse i duhet fitorja me 2:0 apo me 3:2, 4:3 që të shkoi më tej. Reali shumë afër finales së madhe, që kërkon titullin e tretë rresht apo të 13-tin në histori të garës më prestigjioze.  

Bayerni-Reali 1:2

Stadiumi "Allianz - Arena" në Munih.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Shikues: 70.000.

Shënues: Kimmich (28') - Marcelo (44'), Asensio (57').

Kartonat e verdhë: Ribery, Alcantara - Casemiro.

Bayerni: Ulreich, Kimmich, Boateng (Sule 34'), Hummels, Rafinha, Martinez (Tolisso 75'), Robben (Alcantara 8'), Muller, Rodriguez, Ribery dhe Lewandowski.

Real Madrid: Navas, Carvajal (Benzema 67'), Ramos, Varane, Marcelo, Modriç, Casemiro (Kovaçiç 83'), Kroos, Lucas, Ronaldo dhe Isco (Asensio 46').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat