Ish-shoku i ekipit zbulon problemin e Salah

Futboll

Ish-shoku i ekipit zbulon problemin e Salah

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:18
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka pasur probleme përpara portës gjatë viteve të para të karrierës së tij te Basel, sipas ish-shokut të ekipit Yann Sommer.

Sulmuesi i Liverpool ka prodhuar një tjetër paraqitje fantastike të martën në fitoren 5-2 të Liverpool ndaj Roma-s në gjysmëfinalen e Champions League me dy gola dhe dy asiste.

Salah ka shënuar 43 gola dhe 13 asiste në sezonin e tij të parë spektakolar në Anfield dhe është votuar Lojtari i Vitit në Premier League. Ai tashmë është edhe kandidati kryesor për të fituar Topin e Artë.

Dhe Sommer, i cili u largua nga Zvicra pak pas Salah për t’iu bashkuar Borussia Dortmund, pranon se progresi i ish-shokut të ekipit ka qenë kolosal.

“Për të qenë i sinqertë, kur erdhi tek ne nga Egjipti, ai ishte shumë i turpshëm, djalosh me këmbë në tokë, shumë i shpejtë ama,” shprehet portieri për Omnisport.

“Atëherë, ai kishte disa probleme përpara portës, ai e di këtë. Dhe tani ka një zhvillim të pabesueshëm.

“Dy javë më parë, i dërgova një mesazh dhe i thashë se isha shumë i lumtur për të, pasi, ashtu siç thashë, është një djalë për së mbari. Ai është një lojtar që e dashuron këtë lojë, i cili ka mbështetjen e një shteti të tërë në Kupën e Botës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat