UEFA e shokuar nga tifozët e Roma…

Futboll

UEFA e shokuar nga tifozët e Roma…

Më: 25 prill 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

“UEFA është totalisht e shokuar nga sulmi i tifozëve të Roma kundër tifozëve të Liverpool dhe mendimet tona janë të gjitha për viktimën dhe familjen e tij.”

Në këtë mënyrë, UEFA ka komentuar incidentet e ndodhura para Liverpool-Roma në “Anfield Road”, incidente që sollën vdekjen e një 53-vjeçari, tifoz i “të kuqve”, i cili ka hyrë në gjendje kome, teksa pesë tifozë italianë janë arrestuar.

“Autorët e këtij sulmi të turpshëm nuk kanë lidhje me futbollin dhe nuk kanë vend në këtë sport dhe mendojmë se do të trajtohen me ashpërsinë maksimale nga autoritetet,” – vazhdon komunikata e UEFA, që e mbyll duke thënë se është në pritje të raporteve të plota përpara se të marrë masa disiplinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat